
Një burrë që kishte udhëtuar nga një shtet tjetër drejt Australisë nuk arriti të përballonte masat e rrepta.
Ai u detyrua të izolohet për shkak të pandemisë së koronavirusit, por u gjet i pajetë në dhomë e tij të hotelit. Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e së shtunës në Melbourne.
Vdekja e tij është shkaktuar për shkak të vetëvrasjes dhe policia konfirmoi se nuk do e hetojë si rast të dyshimtë.
Një zëdhënës tha: "Policia do të përgatisë një raport pasi një burrë u gjet i vdekur në një hotel në South Wharf më 11 Prill. Vdekja nuk do të trajtohet si e dyshimtë."
Ngjarja tragjike ndodhi pasi u morën masa të rrepta për personat që udhëtojnë. Ata do të linin qytetin vetëm pasi të përfundonin izolimin prej 14 ditësh.
Çdo person që udhëtonte nga shtetet e tjera drejt Australisë pas datës 26 mars u detyrua të qëndrojë në hotel për 14 ditë për tu mbrojtur nga përhapja e koronavirusit.
Në total, më shumë se 5 mijë persona janë detyruar të izolohen gjatë javëve të fundit, pjesa më e madhe e të cilëve ndodhen në Sidnej.
Deri tani, Australia ka konfirmuar 59 vdekje dhe 6,303 të infektuar nga koronavirusi./a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





