
Kryeministri britanik ka falenderuar stafin e mjekëve në spitalin ku po trajtohet për koronavirusin duke thënë: “Unë nuk mund ti falenderoj sa duhet. I kam borxh jetën time”.
Kjo është deklarata e parë e Boris Johnson që kur u shtrua në spital, raporton noa.al duke cituar UK Press Association.
Më 27 mars, Johnson njoftoi se rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit. Ai tha se kishte formë të lehtë të simptomave dhe do të vazhdonte të drejtonte vendin duke qëndruar në vetë-izolim.
Po 10 ditë më vonë, zyra e qeverisë njoftoi se 55-vjecari nuk ndihej mirë dhe ishte dërguar në spitalin St.Thomas në Londër. Kryeminstri u dërgua në kujdes intensiv, por ditën tjetër, gjendja e tij shëndetësore u përmirësua.
Mbrëmjen e së premtes, zëdhënësi tha se kryeministri ia kishte dalë të bënte ecje të vogla me disa pushime në ambientet e spitalit. Kjo është një shenjë pozitive se Johnson është drejt shërimit./a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





