


Teksa bota vuan nga pandemia e koronavirusit dhe viktimat shtohen masivisht, një lajm i mirë vjen nga Britania e Madhe, ku thuhet se vaksina mund të jetë gati në vjeshtë.
Lajmi bëhet i ditur nga Profesoresha e Universitetit të Oksfordit, Sarah Gilbert, e cila thotë për “The Times”, se vaksina mund të jetë gati brenda shtatorit që po vjen.
Sarah Gilbert, e cila drejton kërkimin më të avancuar në Britaninë e Madhe për një vaksinë, deklaron se është 80% e sigurtë se arritja e ekipit të saj do të fillojë të funksionojë brenda vjeshtës.
Muajin e kaluar Gilbert kishte deklaruar se vaksina mund të arrihej në fund të vitit.
Por tashmw ajo konfirmon një skenar më optimist duke qenë se testimet tek njerëzit pritet të fillojnë brenda dy javësh.
Pavarësisht paralajmërimeve se një vaksine do t’i duhen 18 muaj për t’u prodhuar, profesoresha shprehet se skenari më i mirë për një produkt që funksionon është shtatori./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





