
Pediatria italiane ka publikuar për herë të parë sot, të dhëna mbi gjendjen shëndetësore të fëmijëve dhe të miturve të infektuar nga koronavirusi në Itali.
Presidenti i Organizatës italiane të Pediatrisë, Dr. Alberto Villani, tha që në fillim të komunikimit publik se "mes të vegjëlve dhe të miturve që janë diagnostikuar me koronavirus, përfshirë ata që janë hospitalizuar, nuk ka asnjë rast që ata të jenë në gjendje kritike për jetën".
Alberto Villani, njoftoi se janë bërë tamponët tek dymijë njerëz të moshave nga zero deri në 18 vjeç, raporton noa.al. Për secilën fashë moshore janë bërë duke filluar nga 400 tramponë, duke përfshirë kategoritë 0-1 vjeç, 2 deri 6 vjeç dhe 6 deri 12 vjeç. Kurse janë bërë mbi 900 tamponë për moshat nga 12 deri në 18 vjeç.
Villani pohoi se në spitale kanë përfunduar 44 fëmijë të sapolindur të moshës 0 deri 1 vjeç. Kurse për moshat e tjera janë edhe të paktën 150 të tjerë.
Në asnjë rast, jeta e këtyre të infektuarve të hospitalizuar nuk është vënë në rrezik tha dr.Villani duke përfshirë jo vetëm ata që janë shëruar por edhe të tjerë që janë duke u kuruar në spitale.
Dr.Villani bëri dhe një sqarim lidhur me dilemat që kanë lindur së fundi nga gratë shtatzëna dhe nënat e reja. Ai tha se nuk ka asnjë rrezik për lindjet, pasi ato kalojnë në ambiente të sigurta për të shmangur infeksionin e koronavirusit. Po ashtu tha se nënat mund të ushqejnë lirisht me qumësht gjiri të vegjlit e tyre, pasi kjo nuk i rrezikon nga koronavirusi.
Në Shqipëri, aktualisht gjenden 16 fëmijë të prekur nga koronavirusi. Nuk raportohet për raste të rënda. /e.i/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





