Transmetuar më 11-04-2020, 17:03

Qeveria vendos të shtyjë afatin e dorëzimit të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Në aktin normativ, firmosur nga kryeministri Edi Rama, thuhet se biznesi i vogël do të ketë kohë deri në tetor 2020, për të shlyer detyrimet.

“Pagesat e kësteve të parapagimit të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin kryhen pranë bankave të nivelit të dytë dhe Postës Shqiptare, sh.a., për llogari të administratës tatimore, për tremujorin e parë dhe të dytë të vitit 2020 brenda datës 20 tetor 2020.

Ndërsa për tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit 2020 brenda datës 20 dhjetor 2020,”- thuhet në aktin normativ./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd