

Teksa tashmë pjesa më e madhe e botës dridhet nga pandemia e koronavirusit, ekziston ende një shtet i cili e mohon ekzistencën dhe rrezikshmërinë e tij: Bjellorusia.
“Nuk është asgjë e rëndë, vritet duke pirë vodka, 4-50 mililitër në ditë, por jo kur jeni në punë. Vritet edhe duke bërë sauna tre herë në javë!”
Janë këto fjalët e Presidentit të Bjellorusisë Aleksandr Lukashenko, teksa shteti i drejtuar prej tij, nuk ka marrë asnjë masë ndaj pandemisë, duke vijuar që ta mohojë problemin.
Në këtë shtet rastet e konfirmuara janë 2226, mes tyre katër viktima, por dyshimet për të infektuar janë shumë më shumë.
Qeveria nuk ka marrë asnjë masë duke vijuar jetën normalisht, teksa virusin e konsideron si një grip të zakonshëm.
Shumë mjekë po mundohen të paralajmërojnë popullin, duke paralajmëruar kolaps në spitale.
Ndërkohë që qeveria nuk ka marrë asnjë masë, disa qytete janë vetëkarantinuar, për të shmangur përhapjen. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





