
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, komunikoi mesditën e sotme shkarkimin nga detyra të prefektit të Shkodrës, Çesk Millja, pas përhapjes së rasteve të koronavirusit në qarkun verior.
Për menaxhimin e situatës në këtë qark ai komandoi si koordinator për menaxhimin e situatës në qark, zëvendësministrin e Brendshëm Besfort Lamallari.
“Do të ketë në dispozicion jo vetëm rolin e prefektit. Kam besim se drejtuesit e bashkive të qarkut do ta vlerësojnë këtë gjë si një shenjë e një vlerësimi të qartë. Dua t’ju kërkoj drejtuesit e Bashkive në qarkun e Shkodrës”, tha ministri.
Ai deklaroi se vendimi është marrë në kuadër të përpjekjeve për një mbështetje më të madhe nga ana e Qeverisë për Shkodrën në tërësi dhe sidomos për mbështetjen e masave për tejkalimin e gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19.
“Nëse ne kemi shprehur rezerva deri tani për gjendjen në Shkodër, kjo nuk do të thotë që të gjithë vërejtjet kanë qenë e adresuar vetëm tek Bashkia. Ne mënyrën se si kane funksionuar apo nuk kane funksionuar gjerat ne Shkodër kane ndikimin e tyre edhe drejtues të caktuar degëve territoriale në qark si dhe vetë Prefekti të qarkut si përfaqësuesi më i lartë i qeverisë atje. Për fat të keq, gjatë kësaj periudhe të pandemisë, është vërejtur një inerci burokratike e pa pranueshme, një hezitim për të marrë përsipër përgjegjësi dhe mungesë e lidershipit, aq të domosdoshëm, sidomos në situata të tilla, kur drejtuesit duhet të marrin përsipër përgjegjësi për vendime për të cilat jo domosdoshmërisht ekziston ndonjë praktikë e konsoliduar më parë”, tha Lleshaj.
Ministri tha se Kryeministri dhe qeveria kanë shumë plane ambicioze për Shkodrën.
“Ajo që qeverisë i nevojitet më së shumti janë partneritetet e gjera. Duke e konsideruar këtë hap si një tjetër dorë të shtrirë për bashkëpunim në interes të Shkodrës dhe qytetarëve, ftoj aktorët të bashkëpunojnë dhe mbështesin z. Lamallari”, deklaroi Lleshaj./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





