Transmetuar më 11-04-2020, 10:46

Nuk mund të rrijë me gruan për shkak të koronavirusit, por pavarësisht kësaj nuk rresht së treguari se i gjendet pranë.

Masat e sigurisë anti-koronavirus, e pengojnë që të jetë me të shoqen e prekur nga kanceri gjatë seancës së kimioterapisë në spital, por ai e pret në rrugë i ulur prej nga i dërgon një mesazh.

“Nuk mund të jem me ty, por jam këtu. Të dua”, shkruan amerikani Albert Conner, nga Texas në një karton, teksa qëndron para dhomës së spitalit ku e shoqja bën kiomioterapinë.

Bashkëshorti i Kelly nuk mund të hyjë në spital dhe as ti rrijë pranë asaj, nga frika transmetimit të virusit tek pacientët e tjerë, të cilët janë ndër më të rrezikuarit për të mos ia dalë në rast se preken nga Covid-19.

Kelly zbuloi në muajin janar se kishte kancer gjiri dhe që nga i moment i shoqi e shoqëron çdo herë në spital për kimioterapinë, deri kur pandemia ndërpreu gjithçka.

Kështu burri me ndihmën e dy fëmijëve, vijon ta mbështesë të shoqen me mesazhin e shkruar, të cilit i shton në fund, “Faleminderit dhe të gjithë stafit”. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE  

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd