





























Përmes një serie fotografish të disa prej rrugëve kryesore të Tiranës, mund të dalloni lanoramën e zymtë të kryeqytetit pa aktivitet biznesi dhe pa qytetarë.
Seria e gjatë e qepenave të mbyllura shërben si një rikujtesë e realitetit të zymtë që pandemia e coronavirusit ka futur tashmë globin.
Me detyrimin për të ndërprerë normalitetin dhe për t’iu nënshtruar masave strikte që kufizojnë lëvizjen e njerëzve për të ndërprerë zinxhirin e përhapjes së COVID-19, ka ardhur edhe recesioni botëror.
Ndërsa shumë qeveri i janë përgjigjur mbylljes së aktiviteteve me paketa financiare ndihmëse, ato janë komentuar nga ekspertët si shumë elementare dhe të pamjaftueshme për të mbuluar koston e vërtetë të infeksionit.
Institucionet kryesore financiare ndërkombëtare e kanë krahasuar gjendjen me atë të Depresionit të Madh 1929-1933.
FMN shpalli recesionin global si pasojë e COVID-19, ndërsa OKB dha shifra alarmante ku të paktën 1.2 miliardë njerëzve në shkallë globale do t’u rrezikohet vendi i punës dhe financat në mënyrë të ndjeshme.
Në galeri gjeni disa foto të sotme nga Euronews Albania dhe nga LSA.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





