
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës orët e fundit u regjistruan 1,739 të vdekur duke shënuar ulje të numrit krahasuar me një ditë më parë.
Ndërkohë 27,184 raste të reja janë raportuar gjatë këtyre orëve, ndërkohë që në ShBA bëhet përditësim i vazhdueshëm për shifrat e të infektuarve dhe viktimave.
Deri tani, në total ka shkuar në 18,430 numri i të vdekurve vetëm në ShBA. Gjithsej janë 495,750 të infektuar ku shteti më i goditur në ShBA mbetet Nju Jorku me 777 vdekje dhe 9,008 raste të reja gjatë orëve të fundit.
Në ShBA, në luftë me vdekjen janë edhe 10,896 pacientë ndërkohë që janë nën mbikëqyrje mjekësore edhe 450,537 persona të tjerë, jo në gjendje kritike.
Ditën e djeshme, ShBA regjistroi 1900 viktima dhe 33,536 të infektuar nga koronavirusi./a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





