Transmetuar më 10-04-2020, 20:04

Epidemiologia Rovena Daja, thotë se në Shqipëri “do të vijojmë ta kemi kurbën e sheshtë, me shpresën se me kalimin e ditëve ajo do të ulet derisa të mos kemi fare raste”.

“Masat do të lehtësohen, gjithësesi duhet të kemi kujdes. Higjiena duhet të jetë maksimale, ndërsa testimet do të vijojnë”, theksoi Daja në një lidhje të drejtpërdrejtë me A2.

Kur u pyet nëse ekziston një plan për grupmoshat në rrezik pasi të nisë lehtësimi i masave, Daja tha: “Moshat e treta duhet të kenë shumë kujdes, duke kufizuar lëvizjet e tyre. Mendoj se janë të ndërgjegjshëm vetë që kontaktet me njerëzit duhet t’i kenë sa më të pakta”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd