Transmetuar më 10-04-2020, 19:52

Një rënie e lehtë e viktimave në Francë është shënuar gjatë 24 orëve të fundit kur janë raportuar 987 vdekje. Një ditë më parë u regjistruan 1.341 viktima nga koronavirusi.

Në raportin e 24 orëve të fundit janë konfirmuar 7,120 raste të reja.

Në total, numri i të infektuarve në Francë ka arritur në 124,869, ndërsa shifra totale e viktimave është 13,197.

Gjatë orëve të fundit, pjesa më e madhe e viktimave janë regjistruar në spitale dhe në shtëpitë e kujdesit ndaj pleqve.

Ndërkohë, në luftë me vdekjen janë edhe 7,004 pacientë ndërkohë që janë nën mbikëqyrje mjekësore edhe 24,932 persona të tjerë, jo në gjendje kritike./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd