Transmetuar më 10-04-2020, 19:37

Koronavirusi nuk do të kursejë personat më të pasur në botë. Që prej shpërthimit të pandemisë, u pezulluan shumë aktivitete në mbarë botën duke ndikuar në ekonominë e shteteve dhe në pasurinë e biznesmenëve.

Shumë miliarderë do të humbasin paratë dhe pandemia do e ndryshojë tërësisht listën e personave më të pasur në botë.

Në listën e fundit, Forbes numëron 2,095 miliarderë, 58 më pak se vitin e kaluar dhe 226 më pak se 12 ditë më parë. Thënë me fjalë të tjera, 51% e miliarderëve janë më të varfër se vitin e kaluar.

Por ka edhe miliarderë që kanë arritur të përfitojnë nga periudha e izolimit.

Jeff Bezos mbetet personi më i pasur në botë për vitin e tretë radhazi, pavarësisht se i dha aksione me vlerë 36 miliardë dollarë ish-gruas së tij. Pronari i Amazon ka qenë në qendër të vëmendjes në këtë periudhë të pandemisë; po punëson 100,000 punëtorë me kohë të plotë dhe të pjesshme për të ndihmuar në plotësimin e kërkesës së rritur nga konsumatorët që qëndrojnë në shtëpi duke bërë blerje në internet./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd