Transmetuar më 10-04-2020, 17:37

Një motër e pikëlluar tregon se si vëllai i saj i vogël, vdiq i vetëm në spital, disa orë pasi nëna e tyre e kishte gjetur atë të shtrirë në dyshemenë e dhomës së tij të gjumit.

Din Meki (Dean Mckee), 28 vjeç nga Londra perëndimore, vdiq këtë të martë pasi kishte tetë ditë që kishte shfaqur simptoma të COVID-19 si temperaturë, lodhje, por jo kollë, raporton noa.al duke cituar shkrimin e sotëm të britanikes “The Sun”.

 His sister Louisa has paid tribute to her brotherMotra e Din, Luisa

Është dita e katërt që ka vdekur dhe familja e viktimës pohon e trishtuar se ende nuk e di se ku po mbahet trupi i të afërmit të tyre dhe nuk e di as se kur mund të zhvillojnë varrimin e tij.

 Dean was a doting uncle and huge QPR fanDean Mckee

“Nuk prisja kurrë të vdiste”, tha motra e tij Luiza gjatë një interviste. “Vëllai ynë, Riçardi i thoshte vazhdimisht të shkonte në spital, por unë jo. Mendova se gjendja e tij do të përmirësohej. Ndoshta u tregova shumë naive”, shtoi ajo. /e.i/noa.al/  A happy family shot of Dean, provided by his sister Louisa - in glasses and wearing a black top. He is at the back and his mum is wearing blue and glassesDikur ishin një familje e lumtur…

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd