
Familja e Alfred Kalasë prej 7 vitesh jetojnë në një dhomë ku nuk kanë as kushtet minimale madje dhe pa tualet. Pavarësisht kushteve të vështira dhe me fëmijë të vegjël bashkia e Tiranës i ka lënë në harresë. Madje as kërkesa për ndërtimin e një tualeti nuk është miratuar.
Duket si kasolle por kjo është shtëpia e Alfred Kalasë në zonën e Institut në kryeqytet.
“I lutem Zotit çdo ditë vetëm shi të mos bjerë, se pikon mbi ditën.”
Mes lotëve bashkëshortja e tij rrëfen vështirësitë e të jetuarit në këtë dhomë me lagështi ku nuk ekziston as fjala për kushtet minimale të jetesës.
“Shihe si po jetojmë në një dhimb, 4 vetë flemë në një krevat. Lahemi në orët e vona kur flenë fëmijët. edhe nevojat i bëjmë në qese”, thotë ajo.
Pavarësisht situatës, ajo shprehet se nuk kërkon ndihma për të jetuar por i vjen keq për fëmijët pasi bashkia nuk i ka dhënë lejë as për ndërtimin e një tualeti për të kryer nevojat personale.
“Bashkia nuk më lejon të bëj asnjë lloj ndërtimi këtu.”
Edhe pse shtëpia e saj është në proces legalizimi që prej vitit 2006 ende nuk e ka marrë hipotekën.
“Nuk më le bë bashkia të bëj asnjë hap pa dalë dokumentet, që janë dorëzuar qysh në vitin 2006, por s’kanë dalë.”
Thirrja e saj e vetme është që institucionet ti kushtojnë vëmendjen e duhur pasi siç tregon dhe Lindita nuk mund të qëndrojë më pasi fëmijët po i rriten.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





