

Pak ditë pasi qëndrimi hapur i një restoranti pavarësisht urdhrit, ka infektuar rreth 90 për qind të të prekurve nga koronavirusi në Elbasan, policia ka konstatuar një tjetër biznes që zhvillonte aktivitet.
Siç raporton abcnews.al, policia bashkiake ka konstatuar një lokal hapur dhe plot me klientë duke shkelur urdhrin e qeverisë në kuadër të masave kundër koronavirusit.
Pasi ka hyrë në lokal, shefi i Policisë Bashkiake ka zbuluar se aty ishte mbushur me klientë dhe shërbeheshin kafe dhe pije, ndërsa qepeni mbahej mbyllur. Fill pas kësaj ai ka njoftuar Policinë e Rendit.
Mbajtja hapur e restoranteve dhe lokaleve pavarësisht urdhrit për t’u mbyllur është një problem i madh në Elbasan.
Një restorant përballë Gjykatës raportohet të ketë infektuar një numër të madh personash deri një javë më parë duke qëndruar hapur. Mes të infektuarve janë pronari i restorantit dhe bashkëshortja e tij.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





