Transmetuar më 10-04-2020, 11:03
Foto ilustruese

Shtohen 7 raste të reja të të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri, duke e çuar në 416 numrin total të të prekurve.

Rastet e reja u konfirmuan pas 162 personave të testuar.

Deri në këto momente janë testuar 3385 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 416 raste.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë. Gjatë 24 orëve të fundit, 17 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 182.

Aktualisht në shërbimin infektiv aktualisht janë 50 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive, dhe 1 pacient është i intubuar.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 56 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 3 raste, Shkodër 4 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon Tiranë 199 raste; Durrës 38 raste; Lushnje 5 raste ; Elbasan 15 raste; Fier 32 raste; Kavajë 8 raste; Rrogozhinë 4 raste; Korçë 17 raste; Vlorë 5 raste; Shkodër 49 raste; Lezhë 14 raste; Berat 2 raste; Has 12 raste; Krujë 5 raste; Tropojë 4 raste; Pukë 4 raste dhe Mirditë 3 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

PËRDITËSIM LIVE  

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd