


E enjtja ishte ditë e zezë për New York, pasi u shënua një numër rekord viktimash prej koronavirusit.
Kjo ka bërë që të hapen varre masive, për të përcjellë në banesën e fundit viktimave.
Mediat amerikane kanë publikuar pamje nga varrezat e Hart Island, ku po hapen varreza masive për përballimin e emergjencës së viktimave.
Kjo pasi gjatë 24 orëve të fundit u shënua një bilanc tragjik prej 799 viktimash, duke arritur në një total prej mbi 7 mijë viktimash.
Një bilanc të cilin guvernatori Andrew Cuomo e cilësoi shokues dhe të dhimmshëm.
Sakaq deri më tani në SHBA, numri i viktimave ka shkuar në 16.697, ndërsa i të prekurve në 468.895. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





