Transmetuar më 10-04-2020, 08:59

Me afro 1.4 miliardë persona të mbyllur në shtëpi qysh prej 23 marsit, cilësia e ajrit në Indi, është përmirësuar në mënyrë të ndjeshme.

Pa smog dhe ndotje, banorët e disa qyteteve të Punjub, mundën që të rishikonin majën e malit të Dhauladhar, i cili i përket Himalajeve.

Një situatë e tillë në 200 kilometër largësi, sipas aktivistëve më të njohur indianë për ambientin, nuk ndodhte prej mbi 30 vitesh.

Kështu qytetarët i filmuan këto pamje, duke u ngjitur në çatitë e ndërtesave, për të shijua peizazhin që kishin kohë që nuk e shihnin. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE  

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd