Transmetuar më 10-04-2020, 01:27

Një punonjës policie në Tiranë është infektuar nga koronavirusi. Efektivi i policië mësohet se është vetëkarantinuar në banesën e tij.

Gjithashtu disa efektivë policie në komisariatin e Vorës janë karantinuar në shtëpi, pasi kanë pasur simptoma të virusit.

Pas këtij infektimi, tamponi i është bërë edhe 5 personave të tjerë, që kanë patur kontakte me efektivin, dhe pritet përgjigjja e tyre.

Kujtojmë se Tirana është zona më e prekur nga Covid-19 në Shqipëri. Deri më tani, në Shqipëri numërohen mbi 400 të infektuar dhe 23 viktima.

Masat e parandalimit të pandemisë vazhdojnë të jenë drastike dhe e gjithë Shqipëria është në karantinë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd