Transmetuar më 09-04-2020, 20:08

Ndërkohë që Britania e Madhe përpiqet të përshtatet me masat e reja të qeverisë pas shpalljes së izolimit për shkak të për shkak të shpërthimit të COVID-19, janë të shumta gjërat që britanikëve u mungojnë gjatë periudhës para shpërthimit të koronavirusit.

Ata e ndiejnë shumë mungesën e një vakti në restorant apo një birre në pab, por ajo që u mungon më shumë është seksi.

Kësisoj, nuk është habi që kompanitë e lodrave seksuale kanë shënuar një rritje në porositë e tyre online.

Xho Silver dhe Xhejms Pirson, të cilët administrojnë dyqanin “Olivia Ocean” po punojnë më fort se kurrë për t’iu përgjigjur kërkesave të klientëve.

Sipas Xhoit, 27 vjeç, raporton Dailymirror, shitjet kanë qenë në kulm dhe disa produkte janë mbaruar.

“Të gjithë janë në shtëpi dhe kanë mjaft kohë në dispozicion. Në fund të fundit, ne jemi njerëz dhe të gjithë jemi qejflinj”, thotë Xhoi.

Duke kaluar më shumë kohë në shtëpi, njerëzit duket sa kanë më shumë kohë për kënaqësi seksuale dhe kësisoj, dyqanet e lodrave seksuale duket se kanë pare një bum kohët e fundit. /e.i/noa.al/

PËRDITËSIM LIVE

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd