Transmetuar më 09-04-2020, 13:18

Të gjithë qytetarët që hasin probleme për shtyrjen e afatit 3 mujor të kredive mund të ankohen në faqen zyrtare të Bankës së Shqipërisë.

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit dhe problemet ekonomike, njerëzve u është dhënë mundësia që të shtyjnë afatet e shlyerjes së kredive.

Kryeministri Rama bëri njoftim publik ku tha se çdo rast që nuk do të ketë mirëkuptim me bankat apo subjektet, qytetarët duhet ti drejtohen Bankës së Shqipërisë duke dërguar ankesën në email-in: [email protected]”.

Ndërkohë Banka e Shqipërisë rithekson se qytetarët dhe bizneset, gjendja financiare e të cilëve është ndikuar negativisht nga situata e krijuar nga Covid-19 dhe njëkohësisht janë klientë kredimarrës në banka ose subjekte financiare jobanka, kanë mundësi të aplikojnë për procesin e riskedulimit të kësteve të kredisë pranë këtyre subjekteve.

Fillimisht duhet të aplikoni për shtyrje të afatit të kësteve të kredisë duke shpjeguar vështirësitë financiare si pasojë e situatës së krijuar, tek secila nga banka/subjekte ku keni kredinë./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd