Transmetuar më 09-04-2020, 12:50



Disa zona të Tiranës ka mbetur pa energji elektrike pasi është dëmtuar rrjeti 20kV.
OSHEE ka njoftuar se dëmtimi është shkaktuar nga punimet e një firme private që po punon për shtrimin e rrugës.
Për këtë arsye, kanë mbetur pa energji 8 kabina që furnizojnë këto zona në Tiranë:
Fusha e “Ali Demit”, zona përballë shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, zona e Gjeologjika, Tregu Elektrik, zona pranë “Piro Mani”.
Grupet e punës së OSHEE janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit./a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





