
Komisioni Europian i ka propozuar shteteve anëtare që të zgjasin mbylljen e kufijve deri më 15 maj për të shmangur rastet e reja me koronavirus.
Këto masa konsiderohen thelbësore për të kufizuar përhapjen e pandemisë brenda dhe jashtë kufijve europianë.
Me anë të një postimi në Twitter, presidentja e PE, Ursula von der Leyen shpjegoi se Bashkimi Europian po bën gjithçka për të mbrojtur qytetarët e vendeve anëtare.
"Ne nuk duhet ta lëmë derën të hapur ndërkohë që po mbrojmë shtëpinë tonë”, tha zëvendes presidenti i Komisionit, Margaritis Schinas.
Ndërkohë trafiku ajror, rrugët, hekurudhat dhe vendkalimet e trageteve të BE janë ulur thuajse në zero që nga mesi i marsit.
Ndërkohë, OBSh ka paralajmëruar Bashkimin Europian që të mos ulë masat kufizuese, por të dyfishojë përpjekjet për të mposhtur virusin Covid-19./a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





