
1,518,927 të infektuar dhe 88,516 vdekje janë të dhënat e fundit të përditësuara nga sëmundja Covid-19 që ka prekur të gjithë botën.
Numri i pacientëve të shëruar deri tani ka arritur në 330,697. Italia mbetet vendi i parë në botë me më shumë vdekje, 17,669 të raportuara deri tani dhe 139,422 të infektuar.
Më pas vijnë ShBA me 14,795 viktima, ndërsa shifrat e të infektuarve, 435,128 persona, janë më të lartat në rang global.
Edhe Spanja shënon shifra tronditëse, ku numri total i të infektuarve ka arritur në 148,220, nga të cilët kanë ndërruar jetë 14,792 pacientë.
Gjithashtu Franca ka një shifër të lartë të prekurish, 112,950 persona, nga të cilët kanë ndërruar jetë 10,869 persona.
Kina, vendi ku shpërtheu pandemia renditet në vendin e gjashtë si shteti më i infektuar në botë. Deri tani janë raportuar 81,865 të infektuar dhe 3,335 viktima.
Ndërsa në Shqipëri numri i të vdekurve ka shkuar në 22 dhe janë 400 të infektuar./a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





