Transmetuar më 07-04-2020, 21:37

Gazetari dhe moderatori i njohur Blendi Fevziu ka befasuar jo pak duke thënë se nuk i druhet virusit vdekjeprurës madje ai shton se donte të injektonte koronavirusin ën trupin e tij por kishte merak për të atin.

Këtë gjë ai e tha pasditen e djeshme te emisioni “Rudina”, ku pyetjes nëse koronavirusi i ka shkaktuar frikë, Fevziu u shpreh:

“Jo fare! S’kam patur asnjë shqetësim. E para njëherë kam merak për tim atë, kam merak se në rast se do prekem do e kem të vështirë për të zhvilluar emisionin, vetëm po qeshë i intubuar se po të jem do ta bëj në Skype, në çdo rrethanë. Kam merak për vajzën e vogël, se gjithsesi duhet të rrish 2-3 javë pa e takuar, për familjen. Vetë personalisht nuk kam ndonjë shqetësim.

Madje një moment po mendoja, i thashë dhe drejtorit të një spitali, ka ndonjë metodë të injektohet, të infektohem që ta kaloj se pastaj herën e dytë thonë, fiton një lloj lirie, pra izolohesh dy javë, por fiton një lloj lirie. Por pikëpyetja është se ti nuk e di si e kalon, domethënë si do reagojë trupi”./a.k/noa.al/