Transmetuar më 07-04-2020, 20:53

Situata për shkak të koronavirusit në Serbi është bërë shqetësuese ku 61 persona kanë humbur jetën ndersa janë infektuar 2447 persona.

Koronavirusi ka infektuar edhe persona në qendrat e të moshuarve, ku bëhet fjalë për 30 raste pozitive.

Gjendja është rënduar pasi nuk dihet origjina.

Ekspertët serbë thonë se rastet e reja vijnë si pakujdesi në javët e kaluara ku njerëzit pavarësisht masave nuk kanë ndaluar aktivitetet familjare.

Për Serbinë, prioritet është testimi i punonjësve të shëndetësisë pasi janë shfaqur probleme në shumë qendra shëndetësore.

Gjithashtu si prioritet shihet edhe kryerja e testeve më të shumta.

Mjekët thonë se Serbia ka arritur pikun e të infektuarve që mund të vazhdojë të paktën 10 ditë./a.k/noa.al/