
Koronavirusi nuk është kursyer as me punonjësit e policisë. Kreu i policisë në qytetin Hyderabad në Indi ka rezultuar pozitiv ndaj infeksionit.
56-vjeçari, Munawwar Khan po trajtohet në një spital të vendit.
Edhe familjarët e policit janë në karantinë, ndërkohë që nuk dihet rezultati i testeve të tyre.
Më shumë se 17 punonjësve të policisë në rajonin Saifabad i është kërkuar që të respektojnë izolimin prej 14 ditësh.
Ende është e paqartë se si kreu i policisë u infektua me Covid-19.
Ndërkohë, Komisioneri i Policisë së qytetit Anjani Kumar bëri disa vizita në qytet dhe vuri re se po respektohej me 95% distancimi social./a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





