Transmetuar më 07-04-2020, 18:24

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka sulmuar ashpër Organizatën Botërore të Shëndetësisë lidhur me emergjencën e koronavirusit.

Sulmi prej kreut të Shtëpisë së Bardhë, u bë me anë të një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

“OBSH ka gabuar në gjithçka, ndonëse e financuar gjerësisht nga SHBA, është përqendruar shumë tek Kina. Do të bëjmë qartësi. Fatmirësisht e refuzova këshillën për të mbajtur të hapur kufijtë tanë me Kinën. Pse na dhanë një rekomandim kaq të gabuar?”, shkruan Trump.

Aktualisht SHBA kanë numrin më të madh të të infektuarve në botë me 380.666 të prekur dhe me 11.902 viktima. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE