Transmetuar më 07-04-2020, 18:17

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, deklaroi se fondacioni i tij do të investojë miliarda dollarë, për të financuar fabrika që do të zhvillojnë një vaksinë për të ndaluar COVID-19.

Kjo deklaratë vjen pasi prova e dytë për vaksinën e koronavirusit nga “Inovio Pharmaceuticals”, i mbështetur nga fondacioni Gates, fillon testimin te njerëzit.

“Fondacioni ynë është duke u përpjekur të jetë sa më i dobishëm, në një mënyrën m konstruktive të mundur”, tha Gates dhe shtoi:

“Kjo është arsyeja pse unë kam biseduar me kreun e kompanive farmaceutike. Ne kemi biseduar me shumë agjenci, duke përfshirë CDC dhe NIH, në lidhje me vaksinat dhe ilaçet”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd