Transmetuar më 07-04-2020, 17:53

Një ngjarje e rrallë është regjistruar në Britaninë e Madhe. Një shtetas është gjobitur nga policia vendase sepse është kapur duke ecur në autostradë me 170 km në orë me pretendimin se kishte qenë në Londër për të blerë bukë.

Sipas BBC, personi në fjalë u ndal nga oficerët e policisë rrugore teksa po kthehej në Notingam. Sipas oficerëve të policisë, burri gjendej në makinë bashkë me dy fëmijët e tij dhe u kishte thënë atyre se në Londër, buka ishte një sterlinë (GBP- paund britanik) më lirë, ndërkohë që distanca mes Notingamit dhe Londrës është afro 200 km.

Autoritetet thanë se burri ishte gjobitur për shpejtësi tej normave të lejuar me një shumë prej 60 sterlinash. Kështu buka një paund më e lirë i shkoi 60 herë më shtrenjtë burrit që vuri në rrezik dhe dy fëmijët e tij.

Kjo ngjarje vjen në një kohë që edhe Britania e Ka shënuar një rritje mjaft të shpejtë të rasteve të reja të prekura nga COVID-19, ndërkohë që edhe kryeministri i vendit, Boris Xhonson ndodhet në terapi intensive pasi edhe ai u prek nga virusi i rrezikshëm disa ditë më parë. /e.i/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd