Transmetuar më 07-04-2020, 17:11

854 persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në Britaninë e Madhe. Numri total i viktimave ka arritur në 6.227 ndërsa po regjistrohen çdo ditë shifra tronditëse.

Shifra e orëve të fundit është më e larta që ka shënuar Britania që prej shpërthimit të sëmundjes. Ndërsa numri i personave të infektuar ka arritur në 55,242 me 3,634 raste të reja.

Vendi më i prekur është Anglia me 758 vdekje gjatë orëve të fundit.

Në Wales, ndërruan jetë 19 pacientë duke e çuar totalin në 212. Ndërsa në Irlandën Veriore ndërruan jetë 3 persona, ndërsa në Skoci u regjistruan 74 vdekje duke e çuar totalin në 269.

Shifra tronditëse vjen pasi kryeministri Boris Johnson u shtrua në spital pasi gjendja shëndetësore iu përkeqësua.

Është konfirmuar se po mbahet me oksigjen, por nuk ka pneumoni./a.m/noa.al