
Dhjetë foshnja kanë rezultuar pozitive ndaj Covid-19 në Maternitetin e Timisoara, një qytet në perëndim të Rumanisë.
“Nënat kanë dalë negative, ndërsa foshnjat pozitive. Duhet t’i rishikojmë kontaktet e tyre me stafin mjekësor”, njoftoi Grupi Strategjik i Komunikimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MAI).
Nga i njëjti maternitet, 25 persona, përfshirë ekip mjekësor dhe pacientë kanë rezultuar pozitiv nga infeksioni Covid-19, raporton News.ro.
Rreth 49 nëna dhe fëmijë bënë testet më 1 prill, ndërsa rezultatet dolën me 5 dhe 6 prill.
Nëntë nëna dhe foshnjat e tyre kanë dalë nga spitali mes datave 2 – 4 prill, ndërsa një po mbahet ende nën vëzhgim.
Ministri i Shëndetësisë, Nelu Tataru pyeti Departamentin Publik të Shëndtësisë të Timisoaras për të nisur një hetim epidemiologjik për të izoluar personat që janë kthyer në shtëpi. Ndërsa pjesa tjetër do të ritestohet./a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





