Transmetuar më 07-04-2020, 15:25

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, uroi gjatë së martës, Kryeministrin britanik, Boris Johnson për një shërim të shpejtë prej koronavirusit.

Ai deklaroi se optimizmi dhe sensi i tij humorit do e ndihmojnë që të përmirësohet.

“Dua ti shpreh mbështetjen time të sinqertë në këtë moment të vështirë. Jam i bindur se energjia, optimizmi dhe sensi i humorit do të ndihmojnë për të mposhtur sëmundjen”, tha Putin, në një mesazh drejtuar Johnson.

Kryeministri britanik 55-vjeçar, u transportua në terapi intensive mbrëmjen e së hënës, 10 ditë pasi rezultoi pozitiv me koronavirus.

Ai po trajtohet me oksigjen, por nuk është i lidhur me ventilator. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE  

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd