Transmetuar më 07-04-2020, 13:20
Ilir Meta, Voltana Ademi

Nga qyteti i Shkodrës, i cili është kthyer në një prej vatrave të reja të epidemisë së koronavirusit, Presidenti Ilir Meta drejtoi një apel për qytetarët.

“Dua të ftoj të gjithë qytetarët që të jenë bashkëpunues në këtë proces, të mos ndihen fajtorë dhe të rrezikojnë duke mos bashkëpunuar për të bërë testin apo realizuar procesin e karantinimit për rastet e dyshuara për kontaktet. Nuk është turp të kesh Covid-19 por është turp të jesh i pakujdesshëm”, u shpreh kreu i shtetit.

Në këtë linjë shtoi se rrezikohen që të infektohen pjesëtarët e tjerë të familjes, miqve dhe të afërmve.

Presidenti shprehu besimin se përmes gjurmimit efikas të rasteve të evidentuara dhe përmes testimeve të realizuar për shkak të gjurmueshmërisë do të arrihet të izolohen të gjitha rastet dhe të mos ketë shpërndarje të mëtejshme.

“Besoj shumë në bashkëpunimin e të gjithëve. Sa më shumë të bashkëpunojmë aq më shumë do t’i kthehemi normalitetit”, tha kreu i shtetit. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE