Rama i kthehet Metës: Fund politikës së mbrapshtë! Pagë shtesë për mjekët dhe infermierët
Transmetuar më 07-04-2020, 11:55

Pasi Presidenti Ilir Meta, i cili tha nga Lezha se nuk ka informacion të plotë për shpërblimin e mjekëve, vjen reagimi i Kryeministrit.

“Unë e kam thënë shqip që do të paguajmë 1000 € mbi pagën për mjekët e infermierët në Vijën e Zjarrit! Kush ka ngatërruar vijën e zjarrit në spitalet Covid e në autoambulanca, me detyrën e bluzës së bardhë në territor, duhet të kthjellohet e të mos turpërojë bluzën e bardhë”, shkruan Meta.

Ai shton se kush i nxit nga jashtë kërkesat për shpërblime pa asnjë sens bën politikën e mbrapshtë që ka bërë gjithnjë dhe do ndëshkohet nga populli.

Po ashtu shton se kush nga brenda bëhet mashë politike cenon misionin e shenjtë e moralin e bluzave të bardha në këtë luftë dhe nuk do të justifikohet në vijim. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE  

Loading...