Publikohen rastet e reja me koronavirus 24 orët e fundit në Shqipëri
Transmetuar më 07-04-2020, 10:40

Në 24 orët e fundit janë testuar 182 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar vetëm 6 raste të reja me COVID-19.

Rastet e reja janë nga familje të infektuarish, në Tiranë, Elbasan dhe Korçë.

Deri sot në mëngjes, e martë 7 prill 2020, janë testuar 2753 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, gjithsej 383 raste.

Tabela

-383 raste të konfirmuara

-22 pacientë kanë ndëruar jetë

-131 pacientë të shëruar

E PLOTË

Ministria e Shëndetësisë: 6 raste të reja me COVID-19, shkon në 383 numri i të prekurve

15 të shëruar në 24 orë. Shkon në 131 numri i të shëruarve

Silva Bino Instituti i Shëndetit Publik

Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 182 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 2753 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 383 raste.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 131.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 67 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 3 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 74 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Elbasan, Korçë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë           181 raste – Durrës           38 raste – Lushnje         5 raste – Elbasan         11 raste – Fier                26 raste – Kavajë           8 raste – Rrogozhinë    4 raste – Korçë             17 raste – Vlorë              5 raste – Shkodër         44 raste – Lezhë            14 raste – Berat              2 rast – Has                12 raste – Krujë             5 raste -Tropojë          4 raste – Pukë               4 raste – Mirditë           3 raste

Siç shihet, sot kemi një ulje të ndjeshme të numrit të rasteve të prekurve nga COVID-19 që tregon se hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i rasteve të reja apo kontakteve të tyre ka funksionuar në mënyrën e duhur dhe është kryer sipas protokolleve të përcaktuara. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Sic e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë: Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

🔴MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19 Silva BinoInstituti i Shëndetit Publik

Publiée par Edi Rama sur Mardi 7 avril 2020

Loading...