Transmetuar më 07-04-2020, 01:22

Tre punonjës të Policisë së Shtetir në Has janë infektuar me Covid-19. Bëhet e ditur se ata janë izoluar bashkë me familjet e tyre në shtëpi.

Ndërkohë situatë më e rëndë paraqitet në qytetin e Shkodrës ku numri i të infektuarve ka shkuar në 44.

Numri ka shkuar në 377 numri i të infektuarve në të gjithë vendin. Është rritur numri i të prekurve në Tiranë, Shkodër dhe Has.

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka apeluar sot për më shumë kujdes nga të gjithë qytetarët për të mos ndodhur ajo që po ndodh në këto tri qytete, ku numrat e të prekurve rriten çdo ditë.

MSH konfirmoi 22 viktima, përfshirë këtu trajnerin e boksit, Skënder Kurti.

Lajmi i mirë për sot është se janë 12 persona të shëruar, duke e çuar numrin e atyre që kanë fituar betejën me koronavirusin në Shqipëri në 116.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd