
Maskat mbrojtëse nuk janë zgjidhje për ti dhënë fund pandemisë së koronavirusit.
Drejtori gjeneral i OBSh, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se maskat mbrojtëse janë prioritet për punonjësit e shëndetësisë që janë në vijën e parë të luftës me koronavirusit.
“Vetëm maskat nuk arrijnë të parandalojnë pandeminë”, theksoi drejtori i OBSh.
Ai shtoi se duhet të jenë në përdorim masiv tek vendet ku ka mungesë uji për të larë duart ose nuk mund të realizohet distancimi social.
“Ne e dimë që maskat mjekësore mund të ndihmojnë për të mbrojtur punonjësit e shëndetësisë, por furnizimi është i vogël në nivel global. Ne jemi të shqetësuar që përdorimi masiv i maskave mjekësore nga popullata e përgjithshme mund ta përkeqësojë këtë … Në disa vende, këto mungesa po i vënë ekipet mjekësore në rrezik të vërtetë", tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, raporton Bussiness Insider.
Ai i bëri thirrje shteteve që të studiojnë cfarë efekti do të ketë përdorimi i sigurt dhe i kufizuar i maskave, si dhe të zbulojnë rezultatet./a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





