Transmetuar më 06-04-2020, 21:36

Autoritet zviceriane, në veçanti UFAM (Zyra Federale e Ambientit) kanë vendosur të pezullojnë përdorimin e antenave 5G, deri kur të jenë sqaruar dyshimet rreth ndikimit të tyre mbi shëndetin.

Normativa e re i përket vetëm disa prej 26 kantoneve që përbëjnë shtetin federal.

Shumë persona janë të shqetësuar që valët 5G, mund të jenë të dëmshme.

Shqetësimet janë shndërruar në protesta në shumë vende, dhe në Zvivër kjo ka çuar në një ndalim të pjesshëm të zhvillimit.

Vendi alpin konsiderohet si një ndër më të zhvilluarit në botë për zhvillimin e rrjeteve të gjeneratës së re.

Kritikët në Zvicër argumentojnë se sistemi i ri rrezatues elektromagnetik paraqet rreziqe të larta për shëndetin dhe mjedisin, në krahasim me gjeneratat e mëparshme të teknologjisë mobile.

Në shkurt të vitit të kaluar, Zvicra i atribuoi frekuencat 5G tre operatorëve kryesorë, Sëisscom, Sunrise dhe Salt./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd