Transmetuar më 06-04-2020, 21:28

Moderatorja Alketa Vejsiu është tepër e rezervuar për jetën private, por ka zgjedhur të rrëfejë se si ra në dashuri me bashkëshortin.

Ajo zbuloi se takimi i tyre ishte kur donte të blinte një shtëpi për prindërit dhe bashkëshorti ishte ndërtues pallati. Alketa tregon se sytë e tij të kaltër i vodhën menjëherë vëmendjen.

Në një intervistë për një gazetë italiane, moderatorja tha: “E kam njohur kur vendosa të blija një shtëpi për prindërit. Isha 20 vjeçe në atë periudhë dhe bëja dy punë. Ai ishte ndërtuesi i pallatit, që kisha zgjedhur për prindërit. Lashë një takim. Mbaj mend që ai hoqi syzet dhe unë pashë ato sytë e kaltër që të bënin të çmendeshe. Për nëntë muaj deri në pagesën e parë, nuk ndodhi asgjë, por më pas ndodhi historia jonë e mrekullueshme e dashurisë. Historia e jetës sime.”

Sa i përket marrëdhënieve me fëmijët, thotë se vajzën Nicole, 13 vjeçe e ka mikeshën më të mirë, ndërsa është e çmendur pas të birit që është kopje e saj./a.m/noa.al