Transmetuar më 06-04-2020, 21:11

Banorët e qytetit të Lezhës janë përballur me mungesë të energjisë elektrike gjatë ditës së sotme.

Prej disa orësh, dhjetëra fshatra të Lezhës kanë mbetur pa drita. Ndërsa fshatrat e Zadrimës janë prej më shumë se 48 orësh pa energji elektrike.

OSHEE ka njoftuar se moti i keq me erë të fortë shkaktoi dëme në rrjetin elektrik ajror të Lezhës.

Dëme pati në shtylla dhe përcjellës, kryesisht në zonat rurale.

Ka patur rikthim dhe shkëputje të shpeshtë të energjisë elektrike për shkak të stuhisë që shkëput telat.

Pavarësisht motit dhe terrenit, nuk është ndaluar puna për normalizimin e situatës./a.m/noa.al