Fier/ Shoferi humbi kontrollin e automjetit, tre të rinj përfundojnë në kanal
Transmetuar më 06-04-2020, 19:40

Një aksident me pasojë plagosjen e tre të rinjve ka ndodhur pasditen e sotme në Fier.

Tre të rinjtë po udhëtonin me makinën dhe u përplasën me bordurën anësore në rrugën Suk‐Srtum.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe përfunduan në kanal.

Ambulanca arriti menjëherë në vendngjarje për të transportuar në spital të plagosurit. Nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./a.m/noa.al

Loading...