Pamje shokuese nga Florida/ Zjarri djeg më shumë se 3500 makina pranë aeroportit
Transmetuar më 06-04-2020, 19:16

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer pranë një aeroporti në Florida duke djegur më shumë se 3500 makina që jepeshin me qira.

Ende nuk dihet se çfarë i ka shkaktuar flakët të cilat u përhapën me shpejtësi, por zjarrfikësit përdorën edhe helikopterë për ti shuar. Dëshmitarët thanë se dëgjuan një shpërthim të madh, ndërkohë që kanë nisur hetimet për të mësuar shkakun e vërtetë.

Makinat e djegura qëndronin në një zonë me bar dhe i përkisnin kompanisë të makinave me qira në Aeroportin Ndërkombëtar të Floridas Jugperëndimore në Fort Myers.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të premtes, rreth orës 20:00 dhe pamjet e siguruara nga Daily Mail tregojnë sa shpejt u përhapën dhe dogjën makinat.

Thuhet se kompania e kishte parkingun e mbushur me automjete për shkak të izolimit nga koronavirusi. Klientët ishin të paktë pasi pjesa më e madhe e udhëtimeve janë anuluar dhe lëvizjet janë kufizuar me qëllim ndalimin e përhapjes së sëmundjes./a.m/noa.al

Loading...