Transmetuar më 05-04-2020, 21:31

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për personat që kanë mbetur të bllokuar në pikat kufitarë të Kakavijës dhe Kapshticës, të kthyer nga Greqia për shkak të koronavirusit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Basha shprehet se mbyllja e kufirit për dhjetëra shqiptarë në tokën neutrale Shqipëri-Greqi dhe ndalimi i tyre për të hyrë në atdhe e për tu kthyer në shtëpitë e tyre, sipas tij është një akt kriminal dhe i papërgjegjshëm.

Basha thotë më tej se qeveria shqiptare është përgjegjëse për jetën e çdo shqiptari.

“Qeveria shqiptare është përgjegjëse për jetën e çdo shqiptari. Kushtetuta e Shqipërisë e detyron qeverinë të mos lërë pa atdhe asnjë shqiptar.

Ata nuk mund të trajtohen kurrësesi si refugjatë nga shteti i tyre. Tragjedia që po luhet prej 4 ditësh para syve tanë me jetët e dhjetëra shqiptarëve duhet të marrë fund sot”, shkruan Basha./a.k/noa.al/