Transmetuar më 05-04-2020, 19:42

Prej disa ditësh kryeministri Edi Rama vendosi masën drastike për të bllokuar totalisht kufirin duke mos lejuar askënd që të hyjë në shtetin shqiptar.

Dhjetëra persona kanë mbetur të bllokuar në Kakavijë dhe Kapshticë pasi pala shqiptare nuk i lejon që të hyjnë në vend.

Situata në Kapshticë është tensionuar pasi emigrantët kanë bllokuar rrugën dhe nuk lejojnë as kamionët që të kalojnë.

Më parë gjatë ditës së sotme, presidenti Ilir Meta reagoi me shqetësim në lidhje me personat që kanë mbetur të bllokuar në pikat kufitarë të Kakavijës dhe Kapshticës, të kthyer nga Greqia për shkak të koronavirusit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Meta u shpreh se kjo situatë duhet të marrë zgjidhje të menjëhershme.

Meta tha se shteti ka detyrim kushtetues ndaj qytetarëve të vet në një situatë të tillë./a.k/noa.al/