Transmetuar më 05-04-2020, 18:05

Në rajonin verior të Italisë, Lombardi, 24 orët e fundit regjistrohet numër më i ulët njerëzish të vdekur dhe të infektuar ndërkohë që është rritur numri i testeve që i bëhen popullatës.

Në 24 orë u regjistruan 249 të vdekur ndërkohë që ishin 345 një ditë më parë. Në total janë 8905 të vdekur në Lombardi.

Të infektuar orët e fundit u regjistruan 1.337 ndërsa 1.598 ishin një ditë më parë. Në total ka shkuar 50.455 numri i të infektuarve, raporton noa.al duke cituar deklaratën për shtyp të para pak minutave nga kreu i rajonit lombard, Giulio Gallera.

Sot vetëm 7 njerëz kanë hyrë në terapi intensive. Gjithsej janë 12.009 që po trajtohen.

Të dhënat në çdo provincë: Milano: 11.230 (+411), Brescia (9.340, +160), Bergamo (9.712, +124), Cremona (4.233, +79), Monza (3.046, +2.935). Milano qytet, 4333 raste (+171). /noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd