Transmetuar më 05-04-2020, 16:42

Situata e përhapjes së koronavirusit vijon të jetë shqetësuese në Britaninë e Madhe, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 619 persona. Më pak vdekje janë konfirmuar gjatë ditës së sotme në krahasim me dy ditë më parë, ku të premten humbën jetën 684 persona, ndersa të shtunën 708. Sipas “The Sun”, pas humbjeve të jetëve gjatë orëve të fundit, numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 4,932. Në mesin e të vdekurve, është edhe një 35-vjeçar pa probleme shoqëruese shëndetësore.

Raportohet për 47,806 të infektuar në të gjithë Britaninë, ku vetëm 24 orët e fundit u konfirmuan pozitivë 5,903 njerëz. Shqetësues është edhe fakti se numri i të infektuarve është më i lartë në krahasim me ditën e djeshme.

Deri sot raportohet për 15.438 njerëz të shëruar. Në gjendje kritike për jetën janë 6.838 të tjerë. Kurse 42.739 të infektuar të tjerë, ndodhen nën mbikëqyrje mjekësore, një pjesë e tyre, në spitale.

/a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd