
Teksa koronavirusi përhapet gjerësisht në mbarë botën dhe merr frikshëm jetë njerëzish, duket se edhe Suedia shfaqet “e dorëzuar” përballë kësaj pandemie.
Kryeministri suedez Stefan Löfven ne intervisten e tij paralajmëroi qytetarët atje se duhet “të përgatitemi për mijëra të vdekur”.
Siç transmeton “Corriere della Sera”, që citon të përditshmen “Dagens Nyheter”, kriza në Suedi mund të zgjasë për “muaj të tërë”.
“Kushdo e vendos vetë se si procedon për distancimin social dhe për forcimin e sistemit imunitar. Ne e bëjmë ndryshe. Ndonjëherë varet dhe nga fakti që jemi në fazë tjetër”, duke treguar kështu se pavarësisht se po “dorëzohet”, sërish nuk dëshiron të heqë dorë plotësisht nga linja e butë e adoptuar në kundërshtim me emergjencën sanitare, me bare, restorante e zyra të hapura”, tha Löfven.
Ai rekomandon kufizimin e kontakteve, duke i besuar më shumë ndjenjës individuale të përgjegjësisë. Aktualisht në Suedi ndalohen rreptësisht vetëm grumbullimet e më shumë se 50 personave, kampionati I futbollit dhe eventet sportive, ndërsa mësimi po bëhet online.
Një strategji e tillë ka ngjallur kritika edhe mes vetë suedezëv, teksa vihet re një trend i rritjes së numrit të infektimeve, që gjatë javës së fundit thuajse janë dyfishuar. Suedia numëron deri tani 6.442 të prekur dhe 373 vdekje nga koronavirusi.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





