
Ishulli i Tajvanit thuhet se e ka fituar luftën me koronavirusin dhe ia ka dalë vetëm falë masave të rrepta në kohën e duhur. Më 25 janar kur e gjithë bota ishte në panik për virusin e ri që u përhap nga Kina qendrore, dy shtete kishin vetëm 4 raste në territorin e tyre.
Australia dhe Tajvani kanë numër të njëjtë popullsie, janë të dyja ishuj dhe ndoqën masa të rrepta për çdo person që kalonte kufijtë pasi kanë lidhje të forta tregtare me Kinën. Në një studim të kryer në janar, Universiteti i Johns Hopkins tha që Tajvani ishte një nga zonat më të rrezikuara jashtë territorit të Kinës për shkak të afërsisë, lidhjeve tregtare dhe të transportit.
Kanë kaluar 10 javë dhe Australia ka rreth 5000 raste me koronavirus, ndërkohë që Tajvani ka vetëm 400.
Lind pyetja: Çfarë bëri Tajvani që mbajti virusin nën kontroll dhe shtetet tjera të botës nuk ia dolën?
Gjatë epidemisë SARS në vitin 2003, Tajvani ishte mes vendeve më të prekura, së bashku me Hong Kongun dhe Kinën Jugore. Më shumë se 150 mijë persona u izoluan në ishull dhe 181 persona ndërruan jetë.
Tajvani mori masa të menjëhershme pasi pandemia u krahasua me SARS. Vendet e tjera nuk e kishin marrë aq seriozisht sëmundjen, por Tajvani nisi menjëherë kontrollet kufitare dhe pati përdorim të gjerë të maskave.
Sipas një raporti në ‘Journal of the American Medical Association’, Tajvani prodhoi dhe zbatoi me shpejtësi një listë me 124 artikuj që do të shërbenin për të mbrojtur shëndetin publik.
Përveç kësaj nisi testimi i gjerë dhe ritestimi i personave që kishin përjetuar pneumoni të pashpjegueshme më parë./a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





